PARA NDESHJEVE TË XHIROS XIX
Xhiroja nis sonte, 2 derbi në 2 ditë
15 February, 2019 @0:40
E shtuna në Superligë
Ndeshjet e xhiros së XIX të Superligës së Kosovës në basketboll do të nisin sonte, ku Rahoveci (3) pret Prizrenin (4) në derbin e ditës së premte.
Ndeshja, që pritet të jetë e fundit për Rahovecin si vendas jashtë qytetit, do të luhet në Shani Nushi me fillim prej orës 19:00.
Rahoveci është në finalizim të palestrës së shumëpritur, Mizair Isma, që pritet të jetë gati deri në fund të javës tjetër, pasi që më 27 shkurt fillojnë duelet e Final 8 të Kosovës. FBK i ka besuar Rahovecit organizimin e fazës finale të Kupës.
Kthehemi në Superligë. Rahoveci 12-6 është duke kërkuar që të shfrytëzojë gabimin e mundshëm të Yllit për të kapur vendin e dytë në klasifikim, që i garanton gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës.
Në anën tjetër ekipi i Prizrenit, që së fundi ia zgjati Malcolm Canadas kontratën edhe për një vjet, dëshiron të befasojë vreshtarët. Rahoveci është ekipi i vetëm në Superligë (bashkë me Prishtinën), të cilin Prizreni ende nuk e ka mposhtur asnjëherë në Superligë.
Në xhiron e fundit, edhe Rahoveci edhe Prizreni kanë pasur ndeshje të vështira. Prizreni u mposht nga Ylli në shtëpi, ndërsa Rahoveci mposhti Trepçën jashtë. Bilanci aktual i këtij stinori mes ekipeve është 2-0 në të mirë të Rahovecit.
Bashkimi - Lipjani
Dueli tjetër i ditës së premte pritet të jetë më pak interesant, pasi që kampioni aktual Bashkimi pret Lipjanin që po lufton për të mbijetuar përmes PlayOutit në Superligë.
Lipjani po kalon stinorin debutues në Superligë, derisa kishte ardhur këtu si kampion i Ligës së Parë.
Në anën tjetër Bashkimi po kërkon të gjejë sistemin e lojës pas ardhjes së trajnerit të ri Jeronimo Sarin si dhe përforcimit të fundit, Drilon Hajrizi.
Kjo ndeshje zhvillohet në Sezai Surroi me fillim në ora 19:00 më 15 shkurt. Bashkimi në duele të ndërsjella me debutuesin nuk ka gabuar, 2-0.
E diela në Superligë
Të shtunën janë në program gjithashtu dy ndeshje që nisin prej orës 19:00.
Ylli - Prishtina
Derisa Prishtina e kualifikuar në TOP 16 të FIBA Europe Cup i kthehet realitetit vendor, pas sigurimit të Damir Mulaomerovicit dhe disa lojtarëve të huaj, Ylli në 13 qershori do të tentojë befasinë.
Bardhekaltërit janë ekipi i vetëm i pamposhtur këtë stinor në Superligë, ndërsa Ylli me ish trajnerin e Prishtinës, Arben Krasniqi, do të shpresojë të arrijë diç më shumë në këtë ndeshje.
Suharekasit e dinë se janë të rrezikuar në çdo gabim të mundshëm për vendin e dytë, pozitë kjo, të cilën e mëton edhe Rahoveci i drejtuar nga Bujar Loci. Prishtina natyrisht pa humbje këtë stinor, ka bilanc 2-0 ndaj Yllit.
Borea - Trepça
Dueli tjetër i ditës së shtunë pritet të jetë një formalitet, derisa Trepça t’i kthehet fitores në përballje ndaj Boreas pejane të dorëzuar, që mezi pret përfundimin e stinorit pas krizës financiare të kaluar. Bilanci sezonal i ekipeve është 1-1, pasi që pejanët solid në fillim të stinorit kishtin befasuar mitrovicasit, atëherë në krizë. Tash, kënga është ndryshe.