BOREA - TREPÇA
Trepça me disa rekorde ndaj Boreas
16 February, 2019 @20:50
Tashmë fakti që Borea po luan vetëm për prestigj në Superligë nuk ka mëdyshje.
Ekipi pejan kësaj radhe është mposhtur me gati 100 pikë dallim prej Trepçës, 55-149 [14-36, 11-36, 13-38 dhe 17-39].
Mitrovicasit shënuan rekord pikë këtë stinor ndaj një ekipi në Superligë. Në të njëjtën kohë ka thyer rekordin e pikëve të shënuara në një ndeshje këtë stinor, duke e tejkaluar veten prej 136 në 149 pikë në 40 minuta.
Ramadan Zekiqi ka thyer rekordin personal me 24 pikë të shënuara në një takim të Superligës. Ndërsa për herë të parë këtë sezon 4 lojtarë të Trepçës kanë shënuar mbi 20 pikë në një ndeshje.
Me double-double te Trepça në fitore ka luajtur Harold Ridgeway me 20 pikë e 10 kërcime, ndërsa afër ka qenë edhe Imer Tahiri që ka shënuar 9 pikë, 16 kërcime e 8 asistime në fitore. Gjithsesi më efikasi ka qenë i riu Ramadan Zekiqi, që ka kryer ndeshjen me 3 pikë më shumë sesa vëllau i tij Burim dhe 8 pikë më shumë sesa vëllau tjetër, Samiri. Ramadani shënoi 24 pikë, 7 kërcime e 5 asistime në fitore.
Nga të rinjtë e Boreas më i dalluari ka qenë Lis Kuraja, që ka luajtur me 10 pikë, 5 kërcime e 1 top të rrëmbyer në 16 minuta sa ishte në parket.
Fitorja ia përmirëson bilancin Trepçës në 9-10, derisa Borea çon numrin e humbjeve në 16, krahas 3 fitoreve të arritua.