YLLI - PRISHTINA
Ylli vs. Prishtina, vendoset termini për vazhdimin e ndeshjes
17 February, 2019 @9:45
Në minutën 8:58 të çerekut të tretë, mbrëmë u ndërpre ndeshja që po luhej në Suharekë mes Yllit dhe Prishtinës. Kur trajneri vendas, Arben Krasniqi, mori gabim teknik nga gjyqtari, situata eskaloi, me publikun vendas që filloi të gjuante gjësende në fushë.
Prandaj, gjyqtarët u detyruan ta ndërprejnë ndeshjen dhe kërkuan nga policia që palestra të zbrazej. Pasi që kjo gjë nuk ndodhi pas pritjes 30 minuta, gjyqtarët dhe ekipet u larguan nga palestra, për ta ndërprerë përfundimisht takimin.
E në mëngjesin e sotëm, Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar që kjo ndeshje do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me të njëjtin rezultat (64-68), sonte me fillim nga ora 19:00.
Ndeshja do të luhet pa prezencen e shikuesve.