DON BOSKO - VUSHTRRIA
Haxhosaj 33 pikë, Don Bosko arrin fitoren e 10
17 February, 2019 @14:11
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Valentin Spaqi, Don Bosko, e mposhti Vushtrrinë me rezultat 110-79.
Dion Haxhosaj në fitoren e Don Boskos, luajti me 33 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Gent Shala me double-double prej 21 pikëve e 16 kërcimeve.
Te Vushtrria më i dalluari ishte Albelard Rashiti me 21 pikë e 5 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 10 e stinorit për Don Boskon krahas 3 humbjeve që i ka dhe aktualisht gjendet në pozitën e tretë, kurse Vushtrria me 3 fitore e 10 humbje është në pozitën e tetë.