Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE TOURNAMENT

TOP 5-shja e Kupës së Kosovës (Liga e Parë 2019/20)

TOP 5-shja e Kupës së Kosovës (Liga e Parë 2019/20)


18 February, 2020 @15:54

Kupa e Kosovës në kuadër të Ligës së Parë, përfundoi me fitoren e Vëllaznimit, ku skuadra gjakovare e mposhti AS Prishtinën me rezultat 66-72.

TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e Kupës së Kosovës në kuadër të Ligës së Parë, bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e Kupës në Ligën e Parë e përbëjnë: Arion Balluku (Vëllaznimi), Terrick Phillips (Vëllaznimi), Kreshnik Muçolli (AS Prishtina), Rron Koshi (Vëllaznimi) dhe Dion Haxhosaj (AS Prishtina).

Nga fituesi i Kupës, Vëllaznimi, arritën të hyjnë lojtarët: Arion Balluku, Terrick Phillips dhe Rron Koshi.

Arion Balluku në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, luajti vetëm 9 minuta për shkak të gabimeve personale, derisa shpërtheu në finale me 21 pikë, 7 kërcime e 7 asistime. Phillips në ndeshjen e parë gjysmëfinale luajti me double-double prej 21 pikëve e 12 kërcimeve, kurse në finale me 9 pikë e 6 kërcime.

Ndërsa Koshi në gjysmëfinale luajti me 22 pikë, 5 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa në finale me 10 pikë e 3 kërcime.

Nga finalisti i Kupës, AS Prishtina, arritën të hyjnë lojtarët: Dion Haxhosaj dhe Kreshnik Muçolli.

Haxhosaj shkëlqeu në dy ndeshje me double-double. Së pari kundër Dritës luajti me 16 pikë e 13 kërcime, më pas kundër Vëllaznimit me 13 pikë e 18 kërcime, derisa Muçolli në gjysmëfinale luajti me 19 pikë e 4 kërcime, kurse në finale me 9 pikë e 4 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë