20 MINUTAT E PARA, MITROVICASVE

Trepça avancon në pjesë të parë
11 February, 2023 @18:40
Mitrovicasit kanë kryer pjesën e parë në epërsi ndaj Ponte Prizrenit, duke i fituar të dy çerekët, 9-21 dhe 20-26 për tu mbyllë 20-minutat e para me 18 pikë dallim.
Ken Brown dhe Will Daniels me nga 10 pikë janë më efikasit te Trepça pas pjesës së parë, ndërsa te ekipi prizrenas që po luan në cilësi të vendasit në “Minatori” sonte, Wayne Arnold me 11 pikë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.