TREPÇA vs VËLLAZNIMI
Trepça i shënon mbi 100 pikë në fitore ndaj Vëllaznimit
21 January, 2017 @18:46
Trepça ka nisur furrishëm pjesën pranverore të stinorit duke e mposhtur lehtë dhe bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës.
Ekipi mitrovicas ka shënuar mbi 100 pikë në koshin e gjakovarëve, derisa fitoi 107-56.
Samir Zekiqi ka shënuar 21 pikë në fitoren e kipit të tij, derisa Kiel Turpin debutoi në Superligë me 18 pikë të shënuara.
Te Vëllaznimi më efikas sonte ka qenë përforcimi i ri i ekipit, Musab Mala, që erdhi pikërisht nga Trepça dhe ish skuadrës i shënoi 15 pikë, shto këtu edhe 4 asistime dhe 3 kërcime. Atik Koshi ka qenë lojtari tjetër i kuqezinjëve që shënoi pikë dyshifrore, 14.
Trepça tash ka bilanc 10-5 dhe merr lidershipin e përkohshëm, derisa Vëllaznimi thelloi bilancin negativ në 2-13.
TREPÇA
1 | Samir Zekiqi (24:46) | 21 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
2 | Kiel Turpin (23:24) | 18 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
3 | Jeremy Wise (22:48) | 15 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
4 | Besnik Azemi (16:06) | 12 pikë | 5 kërcime | - |
5 | Burim Zekiqi (28:44) | 10 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Fredric Stutz (14:17) | 9 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Nikola Ljujic (15:10) | 8 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Albelard Rashiti (11:15) | 7 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
9 | Agon Selmani (19:06) | 6 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Montrael Scott (16:04) | 1 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
11 | Rinor Kosterci (4:11) | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
12 | Rinor Selmani (4:03) | 0 pikë | - | - |
VËLLAZNIMI
1 | Musab Mala (27:48) | 15 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
2 | Atik Koshi (37:59) | 14 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
3 | Gent Zeka (37:36) | 9 pikë | 3 kërcime | - |
4 | Leotrim Berisha (25:45) | 6 pikë | 5 kërcime | - |
5 | Driton Rraci (24:24) | 6 pikë | 4 kërcime | - |
6 | Dardan Brovina (16:23) | 4 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Kreshnik Avdija (23:59) | 2 pikë | 2 pikë | - |
8 | Ardit Zeka (4:03) | 0 pikë | - | - |
9 | Drin Domi (2:00) | 0 pikë | - | - |
10 | Leon Rraci | - | - | - |