Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NE MITROVICE

Trepça nis stërvitjet për ndeshjen e PlayOut’it

Foto: KBTrepca/fb

Trepça nis stërvitjet për ndeshjen e PlayOut’it


6 October, 2020 @22:44

Të kompletuar në dukje, me kontrata të reja, të nënshkruara në vikendin që shkoi, basketbollistët e Trepçës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e PlayOutit të Superligës.

Mitrovicasit për herë të parë në histori të tyre gjenden në një pozitë ku do të luajnë ndeshje PlayOuti për të shpëtuar nga rënia prej elitës së basketbollit.

SHIKO: TË GJITHA PËRFORCIMET E AFATIT TË RREGULLT

KB Trepça edhe këtë stinor do të udhëhiqet nga kroati me përvojë Neven Plantak, ndërsa përveç basketbollistëve të gatuar aty, në skuadër janë afruar edhe tre amerikanë që pritet të rrisin cilësinë, por edhe atraktivitetin në lojën e mitrovicasve.

Kujtojmë, Trepça do të ndeshet me AS Prishtinën më 14 tetor, në përballjen e PlayOutit për të përcaktuar ekipin që do të mbetet në stinorin 2020/21 në Superligë.

 


 
Të gjitha lajmet nga