PREZANTOHET RASHICA
Milot Rashica prezantohet te Beşiktaş, merr numrin 11
16 August, 2023 @18:12
Milot Rashica është 11-shja e re e Beşiktaşit të Stambollit, ndërsa futbollisti kosovar që arriti mbrëmë vonë në Turqi, përmes një videoje duke pirë çaj dhe duke vizituar stadiumin - pa fjalë - është prezantuar si lojtar i ri i ekipit bardhezi nga Stambolli.
Beşiktaş ka shkruar shkurt, për të shpjeguar edhe videon me Rashicën. “Në vendin më të bukur të grykës së Stambollit, në qetësi. Mirë se vjen Rashica.”
Beşiktaş ka paguar 5.25 milionë euro në llogari të Norwichit, ndërsa vushtrriasi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin turk. Ai vjet ka qenë si huazim te Galatasaray i Stambollit, me të cilët u bë kampion.
İstanbul Boğazı'nın en güzel yerinde, huzur içinde.
— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 16, 2023
Hoş geldin Rashica pic.twitter.com/l6Xd7DsOo3