Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA FINALES SË PLAYOFFIT

Trepça-Peja | Si kaluan gjatë stinorit, kush ishte më i miri?

Trepça-Peja | Si kaluan gjatë stinorit, kush ishte më i miri?


3 May, 2023 @11:30

Seria finale e PlayOffit të Superligës nis sonte me fillim prej orës 20:00 në palestrën Minatori të Mitrovicës, ndërsa Trepça me përparësi të terrenit vendas ndeshet me Pejën. Sistemi i ndeshjeve finale është vajtje-ardhje, pra ndërrohet terreni pas secilit duel dhe ekipi që arrin tre fitore bëhet kampion.

Rrugëtimi drejt finales

Në rrugëtimim e tyre drejt finales Trepça si pozitë e katërt e stinorit të rregullt së pari ka eliminuar Bashkimin e Prizrenit me rezultat 2-0. Më pas ata luajtën ndaj liderit të stinorit të rregullt, Prishtinës, të cilën e mposhtën në një seri të zgjatur deri në fund me rezultat 2-3 për të fituar të drejtën e terrenit vendas për finale.

Iu afruan titullit, por Ylli i mposhti të dyjat

E tash, nën drejtimin e Engin Gençoglut mitrovicasit shpresojnë të rikthejnë titullin në Mitrovicë, për herë të parë që prej vitit 2012.

Por, të njëjtën e shpreson edhe Peja. Verdhezinjtë nuk kanë fituar titullin kampion të Kosovës që prej vitit 2013 dhe tashmë po bëhet një dekadë pa titull.

Peja vs Trepca

Në dy stinorët e fundit, të dyja skuadrat kanë arritur finalen e PlayOffit, por janë mposhtur nga Ylli. Peja në stinorin 2020/21 u mposht 3-0 në serinë finale prej suharekasve, ndërsa Trepça në stinorin e kaluar u mposht 3-1 në serinë finale.

Trepça, 3 trajnerë - Peja 2

Sa i përket ekipeve, të dyja kanë ndërruar trajnerë që prej fillimit të stinorit. Për Trepçën, turku Gençoglu është trajneri i tretë i këtij stinori. Mitrovicasit kishin nisur stinorin me Ljubomir Minchevin, për ta vazhduar për një kohë me Aleksandar Jonchevskin dhe për tu rehatuar me Gençolgun me të cilin u këndellën plotësisht dhe fituan Kupën e Kosovës këtë vit.

Gencoglu vs. Hadar

Peja në anën tjetër stinorin e nisi me turkun Can Sevim dhe atë shumë mirë. Mirëpo, pas krizës në Kupë të Kosovës ku u eliminuan papritur nga Rahoveci, ata ndërmorrën masa menjëherë për të sjellë në ekip izraelitin Rami Hadar me të cilin morrën krahë për të vazhduar stinorin suksesshëm dhe për ta përfunduar pjesën e rregullt në pozitë të dytë të renditjes tabelare.

Duelet e stinorit të rregullt

Sa i përket dueleve gjatë stinorit të rregullt, Trepça ka fituar një, ndërsa Peja tre sosh. Mitrovicasit fitoren e vetme ndaj Pejës e kanë arritur në Karagaç, në debutim të Gençoglut 83-91. Ndërkaq secili trajner i Trepçës ka një humbje nga Peja. Të parën e humbi bullgari Minchev Karagaç 83-72. Të dytën e humbi verimaqedonasi JonchevskiMinatori 68-71. Të dy këto ndeshje u fituan nga ish-trajneri i Pejës, Sevim. E humbjen e fundit mitrovicasve iu dha edhe izraeliti Hadar, që kishte kapur serinë e fitoreve me Pejën me të ardhur në Karagaç duke i mposhtur mitrovicasit në shtëpinë e tyre 70-73.

Basketbollistët më të mirë, sipas ndeshjeve

Sa i përket lojtarëve të të dyja palëve në këto ndeshje, po i përmendim më të mirët nga të dyja palët për ndeshjet sipas radhës. Në përballjen e parë të zhvilluar më 9 tetor 2022 ku Peja fitoi 83-72 në Karagaç më i miri te verdhezinjtë ka qenë Brad Waldow me 19 pikë, 7 kërcime, 4 asistime e 2 bllokada. Te Trepça Erjon Kastrati kishte luajtur me 20 pikë, 2 kërcime, 4 asistime e 2 topa të rrëmbyer.

Trepca vs Peja

Në duelin e dytë, në Minatori më 27 nëntor 2022 ku Peja fitoi 68-71 më i miri te ekipi fitues ka qenë përsëri Waldow, që dha 22 pikë, bëri 16 kërcime dhe 1 asistim. Te Trepça në këtë ndeshje ishte dalluar Kendrick Brown me 21 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.

Përballja e tretë e stinorit të rregullt, Peja pësoi për herë të parë nga Trepça ku mitrovicasit fituan në Karagaç dhe arritën fitoren e vetme ndaj tyre këtë stinor 83-91. Kendrick Brown ishte më i dalluari në fitore me 21 pikë, 6 kërcime e 4 asistime. Kurse, te Peja i zakonshmi Waldow me 12 pikë, 7 kërcime e 2 asistime.

PLAYOFF SKEMA

Dueli i fundit i tyre në stinor të rregullt, i takoi Pejës Minatori me 70-73 kurse Waldow përsëri ishte më i vlefshmi te verdhezinjtë. Ai kishte luajtur me 11 pikë, 20 kërcime, 2 asistime dhe 1 bllokadë në këtë ndeshje. Mitrovicasit në këtë duel u mbështetën te Jamal Artis që kishte dhënë 19 pikë, 9 kërcime, 3 asistime e 2 bllokada.

Trepca vs. Peja

REZULTATET SIPAS XHIROVE TË STINORIT TË RREGULLT:

Xhiro V: Peja — Trepça 83-72
Xhiro XII: Trepça — Peja 68-71
Xhiro XIX: Peja — Trepça 83-91
Xhiro XXVI: Trepça — Peja 70-73.


 
Të gjitha lajmet nga