MITROVICASIT
Trepça triumfon në Gjilan
16 March, 2014 @22:41
Trepça ka arritur të mposht Dritën më lehtë sesa që është pritur në ndeshjen e fundit të xhiros së XVIII të Superligës.
Mitrovicasit e Israel Martinit kanë qenë të jashtëzakonshëm sonte jashtë vijës 6.75 metra duke qëlluar nga çdo anë, e posaçërisht transferi i tyre vendor i fundit, Hekuran Binxhia.
Ata krijuan dallim 17 pikësh që në çerekun e parë, të cilën gjilanasit nuk arritën ta përmbyllin deri në fund të përballjes për të regjistruar fitoren e dhjetë në Superligë.
Me këtë fitore Trepça i rikthehet vendit të tretë në tabelë të klasifikimit, derisa mbetet një pikë pas Bashkimit me të cilin do të luftojë ashpër deri në fund të stinorit për një vend që dërgon në Play-Off.
Trepça në xhiron e radhës pret Bashkimin, derisa Drita udhëton për në kryeqytet për tu ndeshur me RTV 21.
Rezultatet dhe tabela përfundimtare e xhiros.