Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS TRAJNERIT BULLGAR DHE ATIJ MAQEDON, VJEN TRAJNERI TURK

Trepça zyrtarizon kryetrajnerin e ri, Engin Gençoğlu

Foto: star.com.tr

Trepça zyrtarizon kryetrajnerin e ri, Engin Gençoğlu


19 January, 2023 @14:31

E nisën stinorin me trajnerin bullgar, e vazhduan me atë verimaqedonas ndërsa pritet ta përfundojnë me trajner turk. Fituesja e fundit e Kupës së Kosovës, KB Trepça ka zyrtarizuar kryetrajnerin e ri të klubit, që është turku Engin Gençoğlu.

I lindur në vitin 1980 Gençoğlu ka bërë sukses në basketbollin turk duke e ngritur ekipin e Konyasporit në Superligën turke në fund të stinorit të kaluar, ndërsa pas rezultateve jo të mira në elitë, u nda nga skuadra në fund të vitit 2022.

Engin Gencoglu @ Konya

Gençoglu gjatë viteve 2015-2020 ka punuar në Karsiyaka dhe Besiktas, ku ka qenë ndihmës i ish-yllit të Turqisë, tash trajnerit Ufuk Sarica.

“Engin Gençoglu, i bashkohet shtabit teknik të klubit. Engin Gençoglu së bashku me Ilir Selmanin pritet të sjellin vlerë të shtuar në ekip dhe ta udhëeqin ekipin drejt objektivave,” ka bërë të ditur njoftimi i shkurtër i Trepçës, lidhur me emërimin e trajnerit të ri të ekipit.

Engin Gencoglu @ Trepca

Ditë më parë, ata rikthyen në skuadrës edhe Ilir Selmanin, që do të kryejë punën e trajnerit gjithashtu, ndërsa shtuan te shtabi teknik edhe Besim Brahën.

Ndërkohë, mediat turke kanë theksuar në njoftim për emërimin e Gençoglut te Trepça se tashmë gjysma e Superligës ka trajner turk, ku pos tij janë edhe Can Sevim (Peja), Ahmet Kandemir (Prishtina) dhe Aziz Bekir (Ylli).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga