Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: PENZA - VËLLAZNIMI

Vajzat e Vëllaznimit marrin kreun

Vajzat e Vëllaznimit marrin kreun


6 December, 2020 @14:56

Skuadra e Vëllaznimit ka arritur të shënojë fitore si mysafir ndaj pejaneve të Penzës, për të regjistruar fitoren e shtatë të stinorit dhe për të marrë kreun e tabelës në elitën e basketbollit femror.

Ekipi gjakovar ka mposhtur pejanet me 20 pikë dallim, 61-81 [15-20, 10-27, 19-14, 17-20].

Raven Baker me 31 pikë e 9 kërcime ka qenë më efikasja te Vëllaznimi në fitore, ndërsa më e dalluara ka qenë Sarah Mgbeike me 20 pikë, 21 kërcime dhe 5 asistime.

TABELA AKTUALE

Amerikanet kanë qenë të pandalshme për vendaset në Karagaç dhe kështu kanë çuar Vëllaznimin në krye të tabelës, derisa do të presin nesër rezultatin e derbit Prishtina-Bashkimi për të parë se a do të qëndrojnë edhe më në krye.

Në anën tjetër te Penza mundi i Valbona Bytyqit me 22 pikë dhe 8 kërcime nuk mjaftoi për të arritur fitoren. Dymbëdhjetë pikë tjera i dha Ermelinda Gjuka, ndërsa 10 pikë shtoi edhe Vanesa Bojku - që në fund s’mjaftuan për fitore.

Pas kësaj ndeshjeje Vëllaznimi me bilans 7-1 merr kreun e Superligës së femrave, ndërsa Penza ka bilans 3-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave