KUQ E ZI
Vëllaznimi mbledh basketbollistët pejanë
19 September, 2015 @13:01
Sigurimi i pjesëmarres edhe për sivjet në Superligë, ka bërë që drejtuesit e klubit të Vëllaznimit t’i përvjelin mëngët për ta përforcuar skuadrën në mënyrë që të jenë sa më denjë për Superligë.
Kështu, ekipi gjakovar ka arritur marrëveshje me katër basketbollistë menjëherë, që të gjithë nga qyteti i Pejës.
Sami Hajzeri e Blendi Matoshi, të cilët edhe në stinorin e kaluar kanë veshur fanellën kuqezi të Vëllaznimit, së bashku me ish lojtarin e Yllit, Arian Qallaku dhe të riun Mehmet Kollqaku, në stinorin e ri do të jenë pjesë e Vëllaznimit.
Ekipi gjakovar stinorin e kaluar kishte përfunduar në vendin e gjashtë në Superligë, derisa pjesëmarrjen sivjet e siguroi vetëm pak ditë më parë për shkak të vonesave të obligimeve financiare që i kishte ndaj FBK-së.