KUPA E LIGËS SË PARË
Vëllaznimi në finale të Kupës
28 February, 2019 @15:43
Skuadra e Vëllaznimit ka arritur në finale të Kupës së Ligës së Parë, që po organizohet për herë të parë në Kosovë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Shkumbin Kumnova ka mposhtur në gjysmëfinalen e kësaj gare për Kupë, Istogun që drejtohet nga Fikret Shatri, me rezultat 79-66 [17-19, 33-3, 15-25 dhe 14-19].
I tërë dallimi në ndeshje u bë në çerek të dytë të lojës, derisa krejt çerekët tjerë kaluan me dallim të vogël për Istogun, por pamjaftueshëm për të shuar dallimin e çerekut të dytë, kur Vëllaznimi krijoi avantazh 30 pikësh!
Më efikasi te Vëllaznimi ishte Taaj Ridley me 24 pikë të shënuar e 7 kërcime, ndërsa 20 pikë të tjera shtoi talenti Atik Koshi, bashkë me 7 kërcime e 5 asistime në këtë fitore të rëndësishme të skuadrës.
Te Istogu 26 pikët e Diamant Shabanit nuk mjaftuan për t’i bërë ballë gjakovarëve, dhe kështu troftat mbetën pa finale të Kupës së Ligës së Parë.
Vëllaznimi në finalen e Kupës së Ligës së Parë do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Feronikeli - Penza.
Finalja luhet të dielën me fillim prej orës 12:00 në Rahovec.