Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRRET VENDIMI

“Vendimi më i vështirë në 20 vjet për Euroligën”

Foto: euroleague.net

“Vendimi më i vështirë në 20 vjet për Euroligën”


25 May, 2020 @14:49

Stinori 2019/20, që parashihej të ishte ndër më interesantit në Euroligë, është anuluar edhe zyrtarisht, ka bërë të ditur sot komunikata e ligës në fjalë pas Vendimit të marrë nga mbledhja e aksionarëve.

Kreu i Euroligës, Jordi Bartomeu, e ka quajtur këtë si vendimin më të vështirë në 20 vitet e historisë së ligës.

“Pa dyshim ku është vendimi më i vështirë që e kemi marrë në 20 vitet tona të historië. Për shkak të kushteve që kanë dalë jashtë kontrollit, jemi detyruar të anulojmë stionrin më interesant dhe më të suksesshëm në historinë e basketbollit evropian,” ka shkruar Bartomeu.

Stinori i ri i Euroligës do të fillojë më 1 tetor 2020. Ndërsa të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të këtij stinori do të jenë pjesë e garës edhe në sezonin tjetër, ka bërë të ditur komunikata e ligës më të fortë të basketbollit evropian.

Në Euroleague këtë stinor kanë marrë pjesë këto ekipe: Efes, Real Madrid, Barcelona, CSKA, Maccabi, Panathinaikos, Khimki, Fenerbahçe, Zalgiris, Valencia, Olympiakos, Milan, Baskonia, Crvena Zvezda, Asvel, Bayern, Alba dhe Zenit.

Anadolu Efes ka qenë në krye të tabelës pak para përfundimit të stinorit të rregullt me bilans 24-4, derisa në vend të dytë ka qenë Real Madridi me 22-6 sikurse edhe Barcelona që ishte në të tretën.

Përndryshe, Bordi Ekzekutiv vendosi që të mos shpallë kampion këtë stinor.

“Duke mbrojtur vlerat e sportit dhe integritetin e garës, Bordi Ekzekutiv vendosi që të mos njoh asnjë ekip si kampion të stinorit 2019/20 në Euroligë,” ka vazhduar komunikata.

Të njëjtat Vendime vlejnë edhe për garën e dytë më të rëndësishme evropiane të basketbollit, EuroCup, vetëm se kjo e fundit do të fillojë stinorin 2020/21 një ditë para Euroligës dhe për stinorin e ardhshëm të garantuara vendet aty i kanë skuarat që kanë siguruar çerekfinalet: Monaco, Partizan, Promitheas, Virtus Bologna, Tofas Bursa, Umana Venezia, Unicaja dhe Unics Kazan.

Standings Euroleague


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague