EUROLEAGUE

Vetëm 2 pikë në një çerek në Euroleague!
4 December, 2014 @21:30
Ndeshja e cila po zhvillohet në këto çaste ndërmjet skuadrës lituaneze, Zalgiris Kaunas, dhe asaj turke, Anadolu Efes, ka hyrë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në Europë për një fakt interesant.
Në çerekun e parë të kësaj ndeshjeje, ekipi vendas, Zalgiris, ka shënuar vetëm dy pikë.
Pikët e para dhe të vetme të çerekut të parë nga lituanezët u shënuan edhe 2:07 minuta pa përfunduar ky çerek nga Paulius Jankunas për rezultatin 2-9, derisa në fund të dhjetëminutëshit semafori tregoi rezultatin 2-16 në të mirë të Anadolu Efesit.
Anadolu Efes dhe Zalgiris i ndajnë pozitat dy dhe tre në grupin A të Euroligës, dhe së bashku me Real Madridin janë favoritët kryesorë nga ky grup për t’i vazhduar garat në TOP 16.