FITORJA E PARË

nba.com
Më në fund fiton 76ers
4 December, 2014 @12:12
Fitorja e shumëpritur nga ana e Philadelphia 76ers, erdhi dje në ndeshjen kundër Minnesota Timberwolvesit.
Seria e zezë e humbjeve, nga ana e Phillyt, përfundoi në Minneapolis, duke i mposhtur ujqit e Minnesotës, me rezultat 85-77.
Në ndeshjen historike për 76ers, më i miri ishte Michael Carter-Williams, i cili ishte shumë afër të bëj triple-double me 20 pikë, 9 kërcime e 9 asistime, kurse në anën tjetër tek ujqit më i miri ishte Thaddeus Young me 16 pikë, që nuk mjaftuan ta ndalin gëzimin e Philadelphia-së.
Philadelphia 76ers, ishte larg vetëm një humbje, për tu barazuar me New Jersey Nets, për startin më të dobët në histori të NBA-së, me 18 humbje radhazi.
Video
Philadelphia-Minnesota