DURANTULLA

nba.com
Kthehet Durant, por…
3 December, 2014 @15:10
Mungesa më e madhe që e kishte Oklahoma City Thunder, është rikthyer dje në ndeshjen kundër New Orleans Pelicans.
Pra, super ylli Kevin Durant, pas një lëndimi të rëndë, për hërë të parë në këtë stinor, i është rikthyer basketbollit.
Në ndeshjen e parë, Duranti shkëlqeu me 27 pikë dhe luajti vetëm 29 minuta, megjithatë nuk mjaftuan për fitore, ku New Orleans arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 112-104.
Te pelikanët, më i miri ishte Tyreke Evans me 30 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Anthony Davis me 25 pikë e 10 kërcime.
Oklahomës i kanë munguar një kohë të gjatë, dy yjet Kevin Durant e Russell Westbrook. Tani që të dytë janë rikthyer dhe pritet që ta këndellin skuadrën që ka bilanc prej 5 fitoreve e 13 humbjeve.
Video
Performanca e Kevin Durantit