KUPA E KOSOVËS

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Kupa në mesjavë
2 December, 2014 @12:01
Gara e Kupës së Kosovës zhvillohet këtë mesjavë ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës në faqen zyrtare të saj.
Favoritët për të arritur në fazën finale janë të ndarë në grupe dhe nuk mund të takohen me njëri tjetrin, derisa mbrojtësja e Kupës, Sigal Prishtina ndeshet me Kastriotin në Ferizaj.
Në ndeshjet tjera takohen: Kerasan Prishtina - Peja, Bashkimi - Malisheva dhe Trepça - Besa;
Në konkurrencën e femrave ndeshen: Drita - Sfera dhe Penza - Vëllaznimi;
Orari dhe ndeshjet, te femrat dhe meshkujt:
Kategoria e femrave: | GRUPI A: Drita - Sfera (E Mërkurë, 17:00); Prishtina kalon në gjymsëfinale; GRUPI B: Penza - Vëllaznimi (E Mërkurë, 19:00), Ylli kalon në gjysmëfinale; | ||
Kategoria e meshkujve: | GRUPI A: Kastrioti - Sigal Prishtina (E Enjte, 20:00); Kaçaniku kalon në xhiron e radhës; GRUPI B: Kerasan Prishtina - Peja (E Enjte, 16:00); Kosova Vushtrri kalon në xhiron e radhës; GRUPI C: Bashkimi - Malisheva (E Mërkurë, 19:00); Ylli kalon në xhiron e tretë; GRUPI D: Trepça-Besa (E mërkurë, 16:00). |