6000 ASISTIME

nba.com
Kobe shkëlqen me rekord
1 December, 2014 @18:03
Kobe Bryant, gjithmonë është kritikuar se është shumë vetjak e nuk pason gjatë ndeshjes.
Mirëpo, përkundër kritikave të shumëta ndaj tij, Black Mamba, dje arriti shifrën e 6 mijë asistimeve në karrierë, për t’u bërë lojtari i parë në histori të NBA-së, që ka mbi 30 mijë pikë e 6 mijë asistime.
Kobe në këtë ndeshje gjithashtu e realizoi edhe ‘triple-double’-in e 20-të në karrierë, me 31 pikë, 12 asistime dhe 11 kërcime, duke u dalluar më së shumti në fitoren e Lakersit me rezultat 129-122, derisa për Toronton më i miri ishte Kyle Lowry me 29 pikë.
Lakers ka 13 humbje dhe vetëm 4 fitore, që e bën atë të renditet në fund të tabelës së Koferencës Perëndimore.
Video
Performanca e Kobe Bryantit