Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PALLATI I RINISË

Derbi pa rivalitet, i Prishtinës

Foto: KB Prishtina

Derbi pa rivalitet, i Prishtinës


30 November, 2014 @21:43

Sigal Prishtina ka kaluar tepër lehtë kundërshtarin e radhës në Superligë, në ndeshjen që dikur ishte derbi, e në vitet e fundit vetëm quhet ashtu. 

Bashkimi i pafuqishëm, derisa Bavcic e Berisha shkëlqenin

Bashkimi ka qenë plotësisht i pafuqishëm karshi prishtinasve kampionë, derisa që në çerekun e parë ata ranë në minus prej 12 pikëve. 

Përkundër se njëfarë këndellje pasoi në çerek të dytë, kjo ishte e tëra nga prizrenasit të cilët u dënuan me 18+ në çerek të tretë për finish të lehtë të ekipit të Sabit Hadzicit. 

Qendra boshnjake, Edin Bavcic, ishte koshashënuesi i ndeshjes sonte, duke shënuar 25 pikë, prej të cilave 3 treshe, derisa Dardan Berisha regjistroi double-double prej 18 pikëve dhe 13 asistimeve sonte në fitoren e ekipit të tij. 

Hadzic i dha mundësi të gjithë basketbollistëve të paraqiten në ndeshje, përveç Kushtrim Sadikut, derisa nga banka më së shumti kontribuoi Leonad Mekaj me 8 pikë të shënuara. 

Dixon, natë për tu harruar

Ndalja e Endrit Hysenagollit, ndoshta ka qenë arsyeja kyqe e uljes së efikasitetit të Bashkimit. Qendra shqiptare u ndalë në 9 pikë, derisa as ndihmësi i tij amerikan Tawaski King, nuk arritit të ndihmojë më shumë - me 11 pikë të shënuara. 

Koshashënuesi më i mirë te portokallezinjtë ishte Kreshnik Juniku që shënoi 18 pikë për ekipin. Derisa amerikani Spencer Dixon, nga 8 tentime gjatë ndeshjes nuk qëlloi asnjëherë koshin kundërshtar duke përfunduar ndeshjen pa pikë të shënuar. 

Prishtina vazhdon të jetë lidere e Superligës, derisa Bashkimi ka regjistruar disfatën e katërt të stinorit. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore

SIGAL PRISHTINA BASHKIMI
Çereku i parë 31 19
Çereku i dytë 15 20
Çereku i tretë 30 12
Çereku i katërt 16 18
Kërcime 32 30
Asistime 28 22
Bllokada 7 1
Topa të vjedhur 9 6
Topa të humbur 12 10
Tentime për tre pikë 7/21 6/16
Tentime nga loja 34/57 28/71
Gjuajtje të lira 17/18 7/10


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Edin Bavcic 25 pikë 4 kërcime 2 asistime
2 Dardan Berisha 18 pikë 13 asistime 2 kërcime
3 Edmond Azemi 15 pikë 5 kërcime 5 asistime
4 Blerim Mazreku 15 pikë 4 kërcime 3 bllokada
5 Leonard Mekaj 8 pikë 3 kërcime 1 asistim
6 Jordan Hulls 7 pikë 6 asistime 2 kërcime
7 Gary McGhee 2 pikë 9 kërcime 2 bllokada
8 Muhamed Hasani 2 pikë 2 kërcime


Statistikat individuale te Bashkimi

1 Kreshnik Juniku 18 pikë 1 kërcime 1 asistim
2 Tom Tankelewicz 15 pikë 6 kërcime 4 asistime
3 Tawaski King 11 pikë 5 kërcime 1 asistim
4 Endrit Hysenagolli 9 pikë 9 kërcime 1 asistim
5 Qëndrim Biraj 9 pikë 4 asistime 2 kërcime
6 Adnan Mustafa 7 pikë 2 asistime 1 kërcim

SHANI NUSHI - GJAKOVË

Vëllaznimi me 100-she ndaj Kastriotit

FBK Superliga

Vëllaznimi me 100-she ndaj Kastriotit

30/11/14 @ 21:16

KARAGAÇ

Trepça, i kthehet fitores

FBK Superliga

Trepça, i kthehet fitores

30/11/14 @ 20:07

PHILADELPHIA 76ers

E vetmja skuadër pa fitore

NBA

E vetmja skuadër pa fitore

30/11/14 @ 15:41

KARAGAÇ

Peja, me rekord të fitoreve radhazi

FBK Superliga

Peja, me rekord të fitoreve radhazi

29/11/14 @ 20:54

RISI TE VËLLAZNIMI

Ergin Grosha - përforcim i ri i Vëllaznimit

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ergin Grosha - përforcim i ri i Vëllaznimit

11/08/23 @ 19:04

SHQIPONJAT

Lis Shoshi - rikthehet te Peja

FBK Superliga/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Lis Shoshi - rikthehet te Peja

10/08/23 @ 17:01

SHQIPONJAT

Peja zyrtarizon playin Justin Davis

FBK Superliga/Transfere

Peja zyrtarizon playin Justin Davis

10/08/23 @ 16:19

RIKTHEHET PAS 5 VITESH NË PRIZREN

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

FBK Superliga/Transfere

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

10/08/23 @ 13:51

MITROVICASIT ME MUNDËSI TË MIRA

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

10/08/23 @ 13:17

PRE-QUALIFIERS MUNDOBASKET 2027

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

10/08/23 @ 08:35

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2027

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

08/08/23 @ 11:47

BOTËRORI 2027

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

07/08/23 @ 14:02

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

05/08/23 @ 23:42

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga