KARAGAÇ

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Trepça, i kthehet fitores
30 November, 2014 @20:07
Trepça ka arritur që të shënojë fitoren e parë pas dy humbjeve në Superligë. Ekipi mitrovicas që ishte sonte mysafir në Karagaç ka luftuar shumë për të arritur epërsinë dhe krejt në fund e arriti atë për të fituar ndeshjen.
Besa ka qenë në avantazh gjatë gjithë kohës dhe nxënësit e Fabian Gjukës, krejt në fund e lëshuan epërsinë nga dora për tu mposhtur me rezultat minimal basketbolli, 60-62.
Marquiz Baker ka qenë lojtari më efikas i mitrovicasve, duke shënuar double-double prej 27 pikëve dhe 10 kërcimeve, derisa atij i ndihmoi edhe përforcimi i ri i Trepçës, Josh Turner që kontribuoi me 15 pikë të shënuara.
Te nikoqirët, më të dalluar, sipas pikëve të shënuara, kanë qenë, Ummar Shanon, që shënoi 21 pikë, derisa atij i ndihmoi edhe Shawntez Patterson me 14 pikë tjera.
Derisa Trepça ka shënuar fitoren e shtatë të stinorit, Besa ka regjistruar disfatën e nëntë sonte.
Statistikat ekipore
BESA | TREPÇA | ||
Çereku i parë | 19 | 11 | |
Çereku i dytë | 14 | 11 | |
Çereku i tretë | 16 | 16 | |
Çereku i katërt | 11 | 24 | |
Kërcime | 50 | 38 | |
Asistime | 11 | 15 | |
Bllokada | 4 | 1 | |
Topa të vjedhur | 4 | 6 | |
Topa të humbur | 13 | 16 | |
Tentime për tre pikë | 5/28 | 3/18 | |
Tentime nga loja | 21/76 | 15/58 | |
Gjuajtjet e lira | 13/21 | 29/33 |
Statistikat individuale te Besa
1 | Umar Shannon | 21 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
2 | Shawntez Patterson | 14 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
3 | Manny Richardson | 9 pikë | 9 kërcime | 2 bllokada |
4 | Beqë Kovaqi | 6 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
5 | Dominique Scales | 5 pikë | 15 kërcime | 1 bllokadë |
6 | Blendi Matoshi | 3 pikë | 7 kërcime | |
7 | Dion Basha | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Marquiz Baker | 27 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
2 | Josh Turner | 15 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Samir Zekiqi | 6 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
4 | Arian Mehmeti | 4 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
5 | Anthony Thompson | 4 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
6 | Valdrin Haxhiu | 3 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Arian Tahiri | 3 pikë | 2 asistime |