Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OKC-NYK

Westbrook kthehet me fitore

nba.com

Westbrook kthehet me fitore


29 November, 2014 @11:55

Se sa i ka munguar Westbrooku, Oklahomës, dje në ndeshjen kundër New York Knicks, u vërejtë më së miri.

Me rikthimin e yllit, Russell Westbrook, i cili e kishte të thyer gishtin e dorës së djathë, Oklahoma tregoi forcën e vërtetë, edhe pse po i mungon superylli Kevin Durant.

Ndeshja përfundoi me rezultat 105-78. E Westbrook, shkëlqeu me 32 pikë, 8 asistime, e 7 kërcime. Te kundërshtari në mungesë të Carmelo Anthonyt, u dallua Amare Stoudemire me 20 pikë, që nuk mjaftuan për New Yorkun.

Kjo ishte fitorja e pestë e Oklahomës në këtë stinor, të cilët i kanë 12 humbje, dhe me rikthimin e yjeve pritet të ketë lëvizje të mira në skuadër.


Video

Russell Westbrook



 
Të gjitha lajmet nga NBA