FUNDJAVA

Foto: KB Peja Official/ Facebook
Në Karagaç nis xhiroja XI
28 November, 2014 @15:09
Nesër fillon xhiroja e XI e Superligës me ndeshjen ku Peja pret Yllin në Karagaç.
Pejanët që kanë kapur Sigal Prishtinën me pikë, tashmë kërkojnë të përmirësojnë edhe më performancën e tyre, derisa Ylli do të tentojë për befasi në Karagaç.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës së shtunë, derisa të dielën luhen ndeshjet tjera.
Sigal Prishtina pret Bashkimin në ndeshjen më interesante të javës, ndërsa Besa do të jetë nikoqire e Trepçës e Vëllaznimi i Kastriotit.
Gjyqtarët dhe orari i ndeshjeve:
29 nëntor, 19:00, Karagaç | Peja - Ylli | Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Dren Pudarolli, Egzon Maloku; | |
30 nëntor, 18:00, Karagaç | Besa - Trepça | Gjyqtarë: Xhelal Mumini, Isa Prebreza, Atdhe Goçaj; | |
30 nëntor, 19:30, Shani Nushi | Vëllaznimi - Kastrioti | Gjyqtarë: Daut Mehmeti, Ilhan Xhaka, Astrit Kasapolli; | |
30 nëntor, 20:00, Pallati i Rinisë | Sigal Prishtina - Bashkimi | Gjyqtarë: Xhavit Beqiri, Artan Gashi, Ardian Rustemi; |