Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STRATEGU ITALIAN

Messina në histori, europiani i parë që udhëheq ekip të NBA-së

Messina në histori, europiani i parë që udhëheq ekip të NBA-së


FIBA Europe

27 November, 2014 @20:01

Italiani Ettore Messina mbrëmë u bë trajneri i parë europian që drejtoi një skuadër zyrtarisht në NBA. 

Për më tepër, ai drejtoi hiç më pak se kampionin aktual të NBA-së, San Antonio Spurs. 

Strategu italian zuri vendin e Gregg Popovichit te Spurs, të cilët mposhtën Indiana Pacers, 106-100, derisa ky i fundit është duke u shëruar nga një sëmundje e lehtë. 

“Tmerrësisht jam i frikësuar,” tha Messina para debutimit të tij historik duke qeshur. 

“Jam mesatarisht i frikësuar. Jo, nuk frikësohem fare. Do të bëj ekipin dhe do të dalë. Nuk e kam menduar ndonjëherë se do të jem europiani i parë që drejton një skuadër në NBA, sinqerisht. Do të provoj të bëj atë që ‘Pop’ do të bënte, ndërsa e mira e kësaj do të jetë se do t’i flas nipave se si arrita këtu.” 

Messina iu bashkua stafit të trajnerëve të Spurs këtë verë pasi që përfundoi epokën e dytë si trajner në CSKA të Moskës. 

E për të qenë gjithçka edhe më domethënëse për italianin, ka qenë pikërisht ish lojtari i tij nga Virtus Bologna, Manu Ginobili, që nga banka rezervë është futur në lojë për të shkëlqyer në fitore, duke shënuar 28 pikë në 26 minuta të kaluara në fushë. 

“Më kujtoi vitet e kaluara, ka qenë 13 vite më parë. E di se nuk është lehtë të zëvendësosh ‘Pop’-in edhe për një ndeshje,” ka thënë Ginobili pas ndeshjes.

Bota e NBA-së nuk ka dituri shumë për trofetë e Messinas në Europë dhe sukseset e tij me Virtus Bologna, Benetton Treviso, CSKA Moska ose Real Madrid. 

“Shihet se është një legjendë ndërkombëtare e basketbollit,” ka thënë trajneri i Indiana Pacersit, Frank Vogel pas ndeshjes. 

“Nuk di shumë për ‘të, përveç se është shumë, shumë i respektuar.” 

Messina do të drejtojë kampionin e NBA-së edhe në ndeshjen tjetër kur takohen me Sacramento Kings, pasi që Popovich nuk pritet të jetë i gatshëm as për këtë ndeshje. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA