DITA E FLAMURIT
BOROZANI/D.S.
Minibasket për 28 nëntor
26 November, 2014 @21:47
Festa e Flamurit në kryeqytet do të festohet edhe me një turne në minibasket, ka njoftuar sot Federata e Basketbollit të Kosovës në faqen zyrtare të saj.
Nën organizimin e Shoqatës së Mini Basketbollit të Kosovës, në Shkollën Fillore Ismail Qemali në Prishtinë do të nis turneu që do të përmbajë dy grupe me nga tre ekipe në te.
Sistemi i garave do të jetë ashtu që dy fituesit e grupeve me nga tre ekipe, pas ndeshjeve me kundërshtarët në grup, do të takohen në finale për të përcaktuar fituesin e 28 nëntorit.
Në Grupin A bëjnë pjesë: M-Junior, Probasket Prishtina dhe Vushtrria Basket; Ndërsa në Grupin B: Kerasan Prishtina, Kalaja Prizren dhe NBA23 Peja;