BESA

BOROZANI/ Lis Dorambari
Qallaku e Hajzeri, largohen nga Besa
26 November, 2014 @16:32
Katër ndeshjet e mbetura të Superligës, skuadra e Besës do t’i luajë pa dy basketbollistët e saj, Arian Qallakun dhe Sami Hajzerin.
Dyshja në fjalë kanë mbetur të lirë me marrëveshje të dyanshme, njofton faqja e klubit pejan.
Qallaku ka qenë njëri prej basketbollistëve më të dallur në skuadrën e Besës, me mesatare prej 11.3 pikëve, 3.3 kërcimeve dhe 1.8 asistimeve për ndeshje, derisa Hajzeri këtë stinor ka luajtur me mesatare prej 2.6 pikëve dhe 1.6 kërcimeve.
Besa në ndeshjen e radhës do ta pret skuadrën e Trepçës, e cila së fundi është përforcuar me një basketbollist amerikan.