TREPÇA

Turner arrin në Mitrovicë
25 November, 2014 @9:20
Përforcimi i ri i Trepçës, Josh Turner, ka ardhur në Mitrovicë dje.
Njeriu që pritet të zëvendësoje yllin e larguar, Ken Brown, është parë dje me tifozë mitrovicas duke dalë fotografi.
Dita kur u kuptua se vjen Josh Turner
Ai pritet të debutojë për ekipin mitrovicas që regjistroi dy humbje me radhë pas largimit të Brown.
Turner stinorin e shkuar e ka kaluar në Kanada për Calgaryn, ku ka pasur mesatare prej 12.5 pikëve, 3 kërcimeve dhe 1.3 asistimeve për ndeshje.
Par largimit të Ken Brown dhe qendrës bullgare, Yanko Dzhukev, ekipi i Ilir Selmanit do të ketë tre të huaj në skuadër duke llogaritur këtu Turnerin e ri, bashkë me Anthony Thompson dhe Marquiz Baker.
Brown kishte ikur nga skuadra pasi që kishte pasur mundësi të tillë sipas kontratës, ku nëse do të kërkohej nga një skuadër europiane, do të mund të shkonte kur të donte nga Trepça, derisa bullgari Dzhukev nuk plotësoi pritjet e mitrovicasve.
Gjendja aktuale në tabelë dhe rezultatet e deritashme
Trepça deri më tani ka bilanc pozitiv 6-4, derisa në xhiron e radhës i shkon Besës në Karagaç.