JONES

BOROZANI/ Erdis Driza
MVP-ja i shpallur në Prishtinë, i jep fund karrierës
24 November, 2014 @21:07
I erdhi fundi karrierës 15 vjeçare me plotë suksese. Alo-qendra amerikane, Jumaine Jones, ka vendosur ta vë pikën e fundit në karrierën e tij duke u pensionuar nga basketbolli aktiv, njoftojnë mediat e huaja.
Jones u bë emër i njohur në Kosovë gjatë muajit prill të këtij viti, pasi u shpall MVP i Final Four-it të Ligës Ballkanike, që u organizua në Prishtinë, si dhe u shpall kampion i kësaj gare me skuadrën bullgare, Levski.
Ish basketbollisti i skuadrave të ndryshme të NBA-së si Philadelphia 76ers, Cleveland Cavaliers, Boston Celtics, LA Lakers, Charlotte Bobcats dhe Phoenix Suns, që nga shtatori i vitit 2013 ka qenë pjesë e skuadrës së Levskit.