Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKË

Ylli mposht rivalin direkt, Vëllaznimin

Ylli mposht rivalin direkt, Vëllaznimin


23 November, 2014 @21:13

Ylli ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme ndaj Vëllaznimit sonte në Suharekë. 

Fitorja e suharekasve do t’iu jep krahë atyre për ndeshjet e radhës, pasi që me paraqitje të mirë po i afrohen vendit të pestë të tabelës. 

Me fitoren e ngushtë të Yllit, 81-76, tashmë dy skuadrat e këtij takimi, që mund të cilësohet si derbi i pjesës së poshtme të tabelës, kanë bilanc të barabartë, 3-7. 

Epërsia e pjesës së parë, vendosi

Në fakt, Ylli krijoi epërsi të konsiderushme për derbi në fund të pjesës së parë, kur e përmbyllën atë me rezultat 39-31. 

Vëllaznimi e morri çerekun e tretë me dy pikë epërsi, për të ulur rezultatin në total, 59-53. Ekipi i Jeton Nixhës edhe në çerekun e fundit ishte më i mirë se Ylli, por për vetëm një pikë, që ishte e pamjaftueshme për të shkrirë epërsinë e suharekeasve të arritur në pjesë të parë. 

Pesëshja e parë e Yllit, që edhe po bart lojën e skuadrës së Agron Berishës, ka shënuar pikë dyshifrore. 

Startuesit e Yllit, më të mirë

Më efikasi ka qenë vendasi Artin Gashi me 18 pikë, derisa Najee White dhe Urim Zenelaj dominuan nën kosh me double-double prej 17 pikë e 10 kërcime dhe 15 pikë e 12 kërcime, përkatësisht. 

Te gjakovarët më efikasi ka qenë si zakonisht Dino Hodzic. Mirëpo, përveç treshes së huaj, asnjëri nga lojtarët kosovarë nuk ka arritur të shënojë pikë dyshifrore. 

Hodzic shënoi 26, Mario Hajdic 20 ndërsa amerikani Phil Brooks 19 pikë tjera në humbje të gjakovarëve. 

Vëllaznimi mund të këndellet që në xhiron e radhës pasi që ndeshet me Kastriotin, ndërsa Ylli do të ketë punë të vështirë ndaj Pejës. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore

YLLI VËLLAZNIMI
Çereku i parë 19 16
Çereku i dytë 20 15
Çereku i tretë 20 22
Çereku i katërt 22 23
Kërcime 40 19
Asistime 22 14
Topa të vjedhur 5 4
Topa të humbur 16 13
Tentime për tre pikë 5/24 7/20
Tentime nga loja 32/74 28/55
Gjuajtje të lira 12/17 13/21


Statistikat individuale te Ylli

1 Artin Gashi 18 pikë 5 kërcime 4 asistime
2 Najee White 17 pikë 10 kërcime 1 asistim
3 Derrick Washington 17 pikë 7 asistime 3 kërcime
4 Urim Zenelaj 15 pikë 12 kërcime 1 asistim
5 Charles Hammork 13 pikë 8 kërcime 8 asistime
6 Erris Nushi 1 pikë 1 kërcim 1 asistim


Statistikat individuale te Vëllaznimi

1 Dino Hodzic 26 pikë 3 kërcime 2 asistime
2 Marijo Hajdic 20 pikë 4 asistime 3 kërcime
3 Phil Brooks 19 pikë 5 asistime 2 kërcime
4 Qëndrim Ajazaj 4 pikë 3 kërcime
5 Imer Tahiri 3 pikë 1 kërcim 1 asistim
6 Driton Rraci 2 pikë 4 kërcime 1 asistim
7 Korab Prekazi 2 pikë 3 kërcime 1 asistim

PALLATI I RINISË

Prishtina fiton me 30 pikë dallim Besën

FBK Superliga

Prishtina fiton me 30 pikë dallim Besën

23/11/14 @ 20:54

PEJA FITON

Pa Brownin, kalohet lehtë Trepça

FBK Superliga

Pa Brownin, kalohet lehtë Trepça

23/11/14 @ 18:59

TOR-CLE

Toronto i jep leksion Clevelandit

NBA

Toronto i jep leksion Clevelandit

23/11/14 @ 11:41

PRIZREN

E treta rresht për Bashkimin

FBK Superliga

E treta rresht për Bashkimin

22/11/14 @ 20:57

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44

FLET KAPITENI

Dardan Berisha: Palestra të jetë plotë, japim 100%

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Dardan Berisha: Palestra të jetë plotë, japim 100%

17/07/23 @ 16:38


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga