TOR-CLE

nba.com
Toronto i jep leksion Clevelandit
23 November, 2014 @11:41
Se si një ndeshje fitohet me mbrojtje të mirë, Toronto dje e tregoi në ndeshjen kundër Clevelandit, të cilët hyrën në gjumë në çerekun e fundit.
Me mbrojtje të mirë dhe me sulme të sukseshme, skuadra nga Kanadaja, arriti të mposht kavalierët, me rezultat 110-93.
Louis Williams (36 pikë) , Kyle Lowry (23 pikë) dhe DeMar DeRozan (20 pikë) ishin të vetmit, te skuadra mysafire, që arritën pikë dy shifrore dhe mjaftuan për ta mposhtur skuadrën e trajnerit David Blatt.
Derisa në anën tjetër, me 23 pikë të Kevin Love, 21 të Kyrie Irving dhe 15 të LeBron Jamesit, Cleveland nuk arriti ta mposht kundërshtarin, para tifozëve të tyre.
Forma e mirë e Toronto Raptorsit po vazhdon, derisa lëkundja e Cavsave, nuk po ndalet assesi.
Raptors ka një bilanc prej 11 fitoreve e dy humbjeve, të cilët gjenden në krye të Konferencës Lindore, derisa labiliteti i Clevelandit, bëri që ta kenë një bilanc prej 5 fitoreve e 7 humbjeve.
Video
Pasimi fenomenal i LeBron Jamesit