Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E FBK-SË

Dy ndeshje moslojë për Handzicin

BOROZANI/ Erdis Driza

Dy ndeshje moslojë për Handzicin


21 November, 2014 @20:33

Trajneri i Trepçës, Ilir Selmani, në dy ndeshjet e radhës kundër Pejës dhe Besës, nuk do të mund të llogaris për qendrën boshnjake, Fikret Handzic.

Basketbollisti 33 vjeçar është dënuar me dy ndeshje moslojë nga Federata e Basketbollit të Kosovës, për shkak të gabimit diskualifikues gjatë ndeshjes kundër Vëllaznimit, të cilin e morri pasi e goditi qëllimisht me kokë basketbollistin kroat të Vëllaznimit, Marijo Hajdic.

Handzic, përveç dënimit për moslojë është i detyruar ta paguaj gjobën prej 600 euro. Dënime me para kanë marrë edhe trajnerët e Trepçës dhe Vëllaznimit për shkak të gabimeve teknike të bankinave përkatëse, derisa klubi gjakovar është dënuar me 200 euro për shkak të hudhjes së gjësendeve nga tifozët dhe futjes së personave të paautorizuar në fushë.

Pejës i kushton ‘festa e tepëruar’!

Hyrja e tifozëve pejanë në fushë menjëherë pas përfundimi të ndeshjes, për ta festuar fitoren ndaj Sigal Prishtinës, i ka kushtuar verdhezinjëve. Skuadra e Pejës për këtë arsye është dënuar me 100 euro, derisa edhe 50 euro të tjera është dënuar për shkak të hudhjes së gjësendeve të buta në fushë të lojës.

Në ndeshjen tjetër të kësaj jave, ndërmjet Kastriotit dhe Yllit, janë dënuar për shkak të gabimeve teknike të trajnerëve Visar Xhemajli dhe Agron Berisha, si dhe basketbollistit të Yllit, Najee White, derisa ndeshja e vetme që ka rezultuar pa asnjë dënim ka qenë ajo ndërmjet Besës dhe Bashkimit.

Shiko tabelën aktuale të SUPERLIGËS.



Vendimet e FBK-së pas xhiros së IX të Superligës

1 KB PEJA, konform nenit 48.5. të PG dënohet me 100,00€ (organizimi i dobët i kujdestarisë)
2 KB PEJA, konform nenit 49.2. të PG dënohet me 50,00€ (hudhja e gjësendeve të buta);
3 JETON NIXHA , KB Vëllaznimi, konform nenit 50.A. të PG dënohet me 150,00€(gabimi i përsëritur);
4 KB VËLLAZNIMI konform nenit 49.3. të PG dënohet me 100,00€;
5 KB VËLLAZNIMI, konform nenit 49.12. të PG dënohet me 100,00€;
6 ILIR SELMANI, KB Trepça, konform nenit 50.1. të PG dënohet me 75,00€;
7 FIKRET HANDZIC, KB Trepça konform nenit 50.2. të PG dënohet me 100,00€;
8 FIKRET HANDZIC, KB Trepça konform nenit 50.6. të PG dënohet me 500,00€ dhe 2/2/ ndeshje mos lojë
9 VISAR XHEMAJLI, KB Kastrioti, konform nenit 50.1. të PG dënohet me 75,00€;
10 AGRON BERISHA, KB Golden Eagle Ylli, konform nenit 50.A. të PG dënohet me 150,00€ (gabimi I përsëritur)
11 WHITE NAJEE KAHLE, KB Golden Eagle Ylli, konform nenit 50.1. të dënohet me 50,00€;

MIA-LAC

Clippers lehtë ndaj Miamit

NBA

Clippers lehtë ndaj Miamit

21/11/14 @ 18:11

DEL NË STËRVITJE

Samiri është mirë

FBK Superliga

Samiri është mirë

21/11/14 @ 12:42

KUALIFIKOHEN TË PARËT

Barça, Olympiacos dhe CSKA, sigurojnë

Euroleague

Barça, Olympiacos dhe CSKA, sigurojnë

21/11/14 @ 11:19

GJAKOVË

Vëllaznimi me fitore të madhe

FBK Superliga

Vëllaznimi me fitore të madhe

20/11/14 @ 22:47

RISI TE VËLLAZNIMI

Ergin Grosha - përforcim i ri i Vëllaznimit

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ergin Grosha - përforcim i ri i Vëllaznimit

11/08/23 @ 19:04

SHQIPONJAT

Lis Shoshi - rikthehet te Peja

FBK Superliga/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Lis Shoshi - rikthehet te Peja

10/08/23 @ 17:01

SHQIPONJAT

Peja zyrtarizon playin Justin Davis

FBK Superliga/Transfere

Peja zyrtarizon playin Justin Davis

10/08/23 @ 16:19

RIKTHEHET PAS 5 VITESH NË PRIZREN

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

FBK Superliga/Transfere

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

10/08/23 @ 13:51

MITROVICASIT ME MUNDËSI TË MIRA

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

10/08/23 @ 13:17

PRE-QUALIFIERS MUNDOBASKET 2027

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

10/08/23 @ 08:35

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2027

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

08/08/23 @ 11:47

BOTËRORI 2027

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

07/08/23 @ 14:02

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

05/08/23 @ 23:42

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga