Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIA-LAC

Clippers lehtë ndaj Miamit

nba.com

Clippers lehtë ndaj Miamit


21 November, 2014 @18:11

Mungesa e Dwyane Wade-it tek Miami Heat, u vërejt dukshëm.

Los Angeles Clippers, këtë mungesë e shfrytëzoi maksimalisht duke dominuar gjatë tërë ndeshjes, për ta fituar ndeshjen me rezultat 110-93, në American Airlines Arena.

Chris Paul, së bashku me Blake Griffin, ishin koshashënuesit më të mirë, me nga 26 pikë secili, por Paul, gjithashtu e ushqeu skuadrën me 12 asistime.

Ndërsa tek Miami, 28 pikët e Chris Boshit nuk mjaftuan për fitore të Miamit me mungesa.

Kjo ishte fitorja e shtatë e Clippersit, që i ka katër humbje, derisa Miami ka bilanc prej 6 fitore dhe po aq humbje.


Video

Chris Paul - Blake Griffin alley oop



 
Të gjitha lajmet nga NBA