DERBI I PJESËS SË POSHTME

Kastrioti feston
20 November, 2014 @22:00
Kastrioti i Ferizajit ka arritur të shënojë fitoren e parë në Superligë pas nëntë xhirove të zhvilluara.
Ekipi i udhëhequr nga Visar Xhemajli, falë dyshes amerikane, Donald Laëes dhe Vincent Williams ka arritur që të sjellë gëzimin e parë në palestrën Bill Clinton.
Ylli gjithashtu tregoi lojë të fortë, ku pas çerekut të parë ata u këndellën në të dytin, për të çuar ndeshjen deri në fund me emocione të mëdha.
23 sekonda para fundit, rezultati ishte e barabartë, 85-85. Stephen Coles i Kastriotit i jep epërsi ferizajasve 87-85. Në sulmin tjetër, Derrick ëashington nuk qëllon koshin, e Armend Jashari i vendasve shënon një pikë nga gjuajtjet e lira për 88-85.
Washington përsëri dështon nga vija e treshit, 4 sekonda pa përfunduar ndeshja për të shënuar edhe njëherë Kastrioti në sulmin e radhës nga gjuajtjet e lira përmes Vincent Williams për përfundimtaren 89-85.
Me këtë fitore Kastrioti, te të cilët sonte u dalluan Vincent Williams dhe Donald Lawes, futen në lojë për mbijetesë me skuadrat tjera. Dyshja në fjalë përdoi ndeshjen me double-double. Williams regjistroi 27 pikë e 11 asistime, derisa Lawes me 24 pikë dhe 13 kërcime.
Te ekipi suharekas, Najee White përfundoi lojën me double-double me 27 pikë e 12 kërcime, derisa është dalluar edhe Charles Hammork me 13 pikë e 5 asistime dhe Washington me 18 pikë e 8 asistime.
Statistikat ekipore
KASTRIOTI | YLLI | ||
Çereku i parë | 23 | 15 | |
Çereku i dytë | 22 | 27 | |
Çereku i tretë | 19 | 21 | |
Çereku i katërt | 25 | 22 | |
Kërcime | 34 | 24 | |
Asistime | 31 | 15 | |
Bllokada | 1 | 7 | |
Topa të vjedhur | 4 | 5 | |
Topa të humbur | 10 | 14 | |
Tentime për tre pikë | 11/32 | 1/8 | |
Tentime nga loja | 31/67 | 32/57 | |
Gjuajtje të lira | 16/29 | 20/32 |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Vincent Williams | 27 pikë | 11 asistime | 3 kërcime |
2 | Donald Lawes | 24 pikë | 13 kërcime | 2 asistime |
3 | Stephen Coles | 14 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
4 | Gent Shabani | 10 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
5 | Armend Jashari | 9 pikë | 8 asistime | 4 kërcime |
6 | Hysen Sadiku | 5 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Najee White | 27 pikë | 12 kërcime | 2 asistime |
2 | Urim Zenelaj | 14 pikë | 4 kërcime | |
3 | Derick Washington | 18 pikë | 8 asistime | |
4 | Charles Hammork | 13 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | Artin Gashi | 9 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Erris Nushi | 4 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |