Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAV-SAS

Gabimi i Jamesit, kushtoi me humbje

nba.com

Gabimi i Jamesit, kushtoi me humbje


20 November, 2014 @11:53

Nuk munguan emocionet deri në sekondën e fundit të ndeshjes, tek dueli Cleveland Cavaliers - San Antonio Spurs.

Në fund të ndeshjes, Manu Ginobili ishte tek vija e gjuajtjeve të lira, i cili e huqi gjuajtjen e dytë, topi arriti në duart e LeBron Jamesit, ku të gjithë shpresuan se King do të shënonte për të barazuar apo për ta fituar ndeshjen, por ai e humb topin në sekondën vendimtare dhe ndeshja përfundoi me rezultat 92-90.

Te Spursat, më të mirët ishin Tim Duncan dhe Boris Diaw, që shënuan 19 pikë secili, ndërsa tek Cleveland, u dallua më së shumti Anderson Varejao me 23 pikë e 11 kërcime, derisa LeBron Jamesi luajti me 15 pikë, 9 asistime e 6 kërcime.

King Jamesi, pas përfundimit të ndeshjes, e pranoi gabimin dhe i ngriti duart për të kërkuar falje nga tifozët.

Cleveland Cavaliers, tani ka një bilanc prej 5 fitoreve e 5 humbjeve, derisa San Antonio e regjistroi fitoren e shtatë, krahas katër humbjeve që i kanë.


Video

Cleveland-San Antonio



 
Të gjitha lajmet nga NBA