GJAKOVË E FERIZAJ

BOROZANI/Ahmed Huduti
Natë basketbolli
20 November, 2014 @10:48
Ndeshjet tjera në program të Superligës sonte janë Vëllaznimi-Trepça dhe Kastrioti-Ylli.
Vëllaznimi-Trepça
Skuadra e Jeton Nixhës nuk ka shënuar fitore qe 4 xhiro dhe do të kërkojnë këtë ndaj mitrovicasve që janë në formë të mirë (kanë humbur vetëm nga Sigal Prishtina dhe Peja).
Derisa te Vëllaznimi dëshoi ardhja e Dennis Mimsit si qendër, që ka qenë ish lojtar i Trepçës, gjakovarët nuk kanë paralajmëruar ndonjë ardhje të re në skuadër.
Në anën tjetër, Trepça, është goditur nga ikja e lojtarit më të mirë të tyre këtë stinor, Ken Brown. Playmakeri i mitrovicasve ka nënëshkruar për klubin e elitës polake, Dabrowo, pasi që në kontratë kishte klauzolë për largim në çdo kohë, nëse i vinte ndonjë ofertë nga ekipet europiane.
Përballja pritet të jetë tejet interesante në këto kushte në Shani Nushi, derisa ndeshjen e parë e mes tyre, e kishte fituar Trepça.
Kastrioti-Ylli
Ndeshja tjetër e ditës luhet në Ferizaj. Palestra Bill Clinton dëshiron të shijojë fitoren e parë të stinorit për ekipin e Visar Xhemajlit, që ende ka vetëm humbje të regjistruara.
Ylli në anën tjetër, ka treguar se është ekip shumë kompakt me ata lojtarë që i ka dhe është në gjendje t’i shkaktojë telashe çdokujt (hiç Prishtinën dhe Pejën).
Ekipi i Agron Berishës udhëton për fitoren e tretë të stinorit në Ferizaj.
Tabela para ndeshjeve të xhiros së nëntë
Sonte:
20:00 Shani Nushi - Gjakovë | Vëllaznimi - Trepça | Përballjet e deritashme: Vëll-Tre 0-1 | Gjyqtarë: Daut Mehmeti, Isa Prebreza dhe Egzon Maloku; |
20:00 Bill Clinton - Ferizaj | Kastrioti - Ylli | Përballjet e deritashme: Kas-Yll 0-1 | Gjyqtarë: Xhavit Beqiri, Atdhe Goçaj dhe Ilhan Xhaka; |