MITROVICË

BOROZANI/Lis Dorambari
Ikën Ken Brown!
19 November, 2014 @13:32
Sipas mediave polake, lojtari më i mirë i Trepçës këtë stinor, Ken Brown, ka nënshkruar me ekipin polak, Dabrowa.
Ai ka nënshkruar deri në fund të stinorit me këtë ekip polak dhe 25 vjeçari që shkëlqeu me ekipin mitrovicas do të niset nesër për në Poloni shkruan Octagon, agjenci lojtarësh kjo.
Brown ka pasur mesatare të shkëlqyer me Trepçën duke shënuar 26.3 pikë, 9.5 asistime në tetë xhirot e zhvilluara të Superligës.
Playmakeri amerikan është lider i Superligës në pikë të shënuara, i dyti me asistime në ligë dhe i treti për kah numri i topave të vjedhur për ndeshje, 2.0.
Trepça, ndeshjen e radhës në Superligë e zhvillon ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.