ENIS MURATI

Enis Murati (me top), basketbollisti i javës në Austri
Basketbollisti shqiptar, më i miri i javës në Austri
18 November, 2014 @18:11
Pak kush ka ndëgjuar për të në Kosovë, mirëpo në Austri emri i tij po përmendet gjithkund.
Basketbollisti shqiptar, Enis Murati, i cili po luan në skuadrën nga Bundesliga austriake, Gmunden, po shkëlqen çdo ditë e më shumë.
Ai në ndeshjen e xhiros së XI të kampionatit austriak ka shënuar 29 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, për ta ndihmuar ekipin e tij që të shënoj fitore me rezultat 67-73 ndaj skuadrës Oberwart.
E kjo paraqitje e shkëlqyer e tij i ka mjaftuar Muratit që të shpallet basketbollisti më i mirë i javës në elitën e basketbollit austriak.
Murati këtë stinor po luan me mesatare prej 13.1 pikëve, 2.6 kërcimeve dhe 2.5 asistimeve për ndeshje, duke u bërë kështu njëra prej shtyllave kryesore të skuadrës së tij, e cila gjendet në krye të radhitjes tabelare.
Për ndryshe, 26 vjeçari i lindur në Prishtinë, është reprezentues i rregullt i përfaqësueses së Austrisë.