LAKERS

nba.com
Kobe provon gjithçka, fitorja s’vjen
17 November, 2014 @13:20
Kobe Bryant, është duke provuar çdo mundësi, për t’ia sjellë fitoret skuadrës së tij Los Angeles Lakers, por i vetëm nuk po ka sukses.
Black Mamba, shkëlqeu me 44 pikë, por ishin të pa mjaftueshëm për fitore.
E Golden State Warriors, me Stephen Curry që shënoi 30 pikë e regjistroi 15 asistime, me lojë ekipore mposhti kundërshtarin me rezultat 136-115.
Kjo ishte humbja e nëntë e Los Angeles Lakersit, ndaj një fitoreje që e kanë. Kjo i bën ata që të kenë startin më të dobët në histori të klubit.
Sa i përket fituesve, Golden State Warriors, ka një bilanc shumë të mirë me 8 fitore e dy humbje.
Luftëtarët ndeshjen e radhës do të luajnë kundër Utah Jazz, ndërsa Lakers do të udhëtojë tek Atlanta për tu përballur me shqiponjat.
Video
Lakers-Golden State