BASHKIMI-YLLI

BOROZANI/Lis Dorambari
Çereku i fundit, vendos fituesin
16 November, 2014 @21:26
Bashkimi i është kthyer fitores këtë xhiro në Superligë, pas dy disfatave me radhë (nga Trepça dhe Peja).
Prizrenasit kanë mposhtur Yllin e Suharekës, që i bëri ballë prizrenasve, deri në minutën e fundit të ndeshjes, kur me dy treshe radhazi të playmakerit amerikan, Spencer Dixon, Bashkimi krijoi distancën ndaj e nevojshme për fitore.
Dramë, deri në fund
Ndeshja në përgjithësi ka qenë gjatë gjithë kohës e barabartë dhe tejet dramatike, pasi që asnjëri nga ekipet nuk arriti të shkëputej për të krijuar avantazh më të madh në pikë.
Në fillim të çerekut të katërt rezultati ishte i barabartë dhe Bashkimi u tregua në disa raste më syçelë, por edhe banka më e gjërë e prizrenasve ishte vendimtare.
Hysenagolli dhe Juniku, bënë dallimin
Endrit Hysenagolli ka qenë më i dalluari te Bashkimi sonte, me double-double prej 11 pikëve dhe 15 kërcimeve, derisa Kreshnik Junikut i mungoi një kërcim për të arritur double-double, ku regjistroi më së shumti pikë për ekipin e tij 18, krahas 9 kërcimeve.
Dyshja ekzistuese amerikane e Bashkimit, Spencer Dixon dhe Tom Tankelewicz, kontribuan me disa treshe në momente kyqe, derisa debutuan edhe dy përforcimet e reja, King Tawaski dhe Noel Johnson, ku ky i pari shënoi 9, derisa tjetri asnjë pikë.
White fantastik, por banka e shkurtër
Ylli amerikan i Yllit, Najee White, ka qenë basketbollisti më i mirë ndeshjes sonte. White ka shënuar double-double me 25 pikë e 15 kërcime, derisa pikë dyshifrore për ekipin suharekas shënuan edhe Urim Zenelaj e Derrick Washington, nga 11.
Charles Hammork u dallua me organizim të mirë të lojës dhe depërtime impresive, derisa ekipi i Agron Berishës nuk pati ndihmë nga banka, që mbeti e shkurtë karshi asaj prizrenase.
E tëra ndoshta që i duhet Yllit për fitore në këto ndeshje të ngushta - është edhe një përforcim mesatar i huaj ose vendor, që mund të shënojë 10 pikë për ndeshje mesatarisht - e atëherë Ylli do të mund të shkaktonte ‘bela’ tërë skuadrave tjera në Superligë.
Bashkimi, ngrit bilancin në 5-3 pas 8 xhirove, derisa Ylli mbetet te 2 fitoret dhe shumë ndeshje të humbura për pak.
Statistikat ekipore:
Bashkimi | Ylli | ||
Çereku i parë | 18 | 16 | |
Çereku i dytë | 19 | 17 | |
Çereku i tretë | 17 | 21 | |
Çereku i katërt | 22 | 11 | |
Kërcime | 41 | 30 | |
Asistime | 17 | 17 | |
Bllokada | 3 | 2 | |
Topa të vjedhur | 7 | 4 | |
Topa të humbur | 10 | 18 | |
Tentime për tre pikë | 7/25 | 1/13 | |
Tentime nga loja | 27/68 | 27/55 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 15/20 | 10/19 |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Kreshnik Juniku | 18 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
2 | Tom Tankelewicz | 17 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
3 | Spencer Dixon | 14 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
4 | Endrit Hysenagolli | 11 pikë | 15 kërcime | 2 asistime |
5 | Tawaski King | 9 pikë | 3 kërcime | |
6 | Qëndrim Biraj | 6 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Adnan Mustafa | 1 pikë |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Najee White | 25 pikë | 15 kërcime | 2 asistime |
2 | Urim Zenelaj | 11 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
3 | Derrick Washington | 11 pikë | 8 asistime | 2 kërcime |
4 | Charles Hammrok | 8 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
5 | Artin Gashi | 5 pikë | 2 kërcime | |
6 | Eris Nushi | 5 pikë |