VËLLAZNIMI
Dennis Mims, me fanellën e Trepçës./ BOROZANI
Vëllaznimi kthen Mimsin në Kosovë
16 November, 2014 @16:53
Qendra amerikane 206 centimetërshe, Dennis Mims, i cili ka luajtur për skuadrën e Trepçës gjatë stinorit 2012/13, edhe këtë stinor do të luajë në Kosovë.
Mims ka nënshkruar kontratë me skuadrën gjakovare, Vëllaznimin, dhe do të ketë rastin e debutimit që në ndeshjen e ardhshme pikërisht kundër ish skuadrës së tij, Trepçës.
Qendra 34 vjeçare prej se është larguar nga xehetarët ka gjetur angazhim në skuadrat Naglis Palangos (Lituani), Tallinna Ulikool (Estoni) dhe së fundi Marler (Gjermani).
Gjatë kësaj kohe ai ka pasur më së shumti paraqitje me skuadrën, Tallinna Ulikool, me 22 paraqitje në kampionatin estonez dhe 4 paraqitje në Ligën rajonale të Baltikut.
Me Mimsin, Vëllaznimi ka kompletuar numrin e katër basketbollistëve të huaj së bashku me Dino Hodzicin, Marijo Hadjicin dhe Phil Brooksin.
Gjakovarët në katër ndeshjet e fundit të Superligës nuk kanë shënuar asnjë fitore.
Rezultatet dhe tabela aktuale e Superligës.