PRISHTINË

KB Prishtina
Tjetër fitore për Prishtinën
15 November, 2014 @19:15
Kampionja në fuqi e Kosovës, Sigal Prishtina, ka regjistruar fitoren e radhës në Superligë.
Ekipi nga kryeqyteti pas humbjes së parë të stinorit të pësuar në mesjavë nga Kozuvi në Balkan League, është këndellur duke e mposhtur në shtëpi skuadrën e Vëllaznimit.
Gjakovarët të cilët gjatë gjithë kohës ishin në disavantazh, nuk patën fuqi të mjaftueshme për ta rezistuar humbjen, megjithëse në fund dallimi në rezultat ishte vetëm 7 pikë, 83-76.
Kjo ishte fitorja e tetë në po aq ndeshje të Superligës për Prishtinën, derisa Vëllaznimi e pësoi edhe humbjen e gjashtë në këtë stinor dhe të katërtin rresht.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
SIGAL PRISHTINA | VËLLAZNIMI | ||
Çereku i parë | 23 | 19 | |
Çereku i dytë | 25 | 17 | |
Çereku i tretë | 16 | 14 | |
Çereku i katërt | 19 | 26 | |
Kërcime | 33 | 37 | |
Asistime | 27 | 15 | |
Bllokada | 1 | 2 | |
Topa të vjedhur | 12 | 16 | |
Topa të humbur | 19 | 19 | |
Tentime për tre pikë | 8/24 | 5/25 | |
Tentime për dy pikë | 22/34 | 26/46 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 22 pikë | 8 asistime | 1 kërcim |
2 | Edin Bavcic | 12 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Fisnik Rugova | 11 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Blerim Mazreku | 10 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Edmond Azemi | 8 pikë | 8 kërcime | 8 asistime |
6 | Muhamed Hasani | 7 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Aaron McGhee | 6 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
8 | Jordan Hulls | 3 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
9 | Leonard Mekaj | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
10 | Mërgim Jakupi | 2 pikë |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Marijo Hajdic | 20 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
2 | Phil Brooks | 18 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
3 | Dino Hodzic | 13 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
4 | Korab Prekazi | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
5 | Qëndrim Ajazaj | 6 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Valon Gashi | 4 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
7 | Imer Tahiri | 4 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
8 | Gent Zeka | 4 pikë | 2 kërcime |