BOS-CAVS

nba.com
LeBron Jamesi në akcion
15 November, 2014 @11:39
Skuadra e Boston Celticsit, nën dirigjimin e Rajon Rondos, pjesën e parë luajti në mënyrën më të mirë.
Por, në pjesën e dytë të ndeshjes, është zgjuar LeBron James, për t’i ndihmuar skuadrës, i cili mori përgjegjësinë totalisht.
Rondo e kishte rastin për një fitore krejt në fund, por me një gabim në driblim, ia fali fitoren Clevelandit, të cilët fituan me rezultat 122-121.
LeBron James, ishte i pandalshëm me 41 pikë e 7 asistime, ku u ndihmua edhe nga Kyrie Irving me 27 pikë.
Në anën tjetër, 21 pikët e Kelly Olynyk dhe 16 asistimet e Rajon Rondos, nuk mjaftuan për ta ndalur LeBronin.
Pas startit të luhatshëm të Cleveland Cavaliersit, skuadra e trajnerit David Blatt, është duke dhënë sinjale të mira, të cilët e rregulluan bilancin e tyre me 4 fitore e 3 humbje të grumbulluara deri më tani, dhe kjo ishte fitorja e tretë me radhë.
Video
Boston-Cleveland