MAVS
REUTERS
Dallas Mavericks me rekord të ri
14 November, 2014 @11:12
Puna e Dallas Mavericksit është duke shkuar si duhet për momentin në NBA. Po luajnë mirë, fitoret po vinë (6-3), mirëpo ajo e mbrëmshja çuditi shumëkë - kur ekipi theu rekordin e vetë, për fitore më të thellë në histori të klubit.
Dallas mposhti ekipin e vetëm pa fitore këtë stinor Philadelphia 76ers (0-8) me 53 pikë dallim, duke e thyer rekordin e arritur në janar të vitit 2010 kur kishin mposhtur me 50 pikë epërsi New York Knicksin.
Për më tepër, krejt ekipi i Dallasit ka shënuar së paku njëherë në koshin e Philadelphias, derisa gjiganti gjerman Dirk Nowitzki realizoi 21 pikë, e pas tij u dallua Monta Ellis me 17 pikë të shënuara.
Video
Dallas- 76ers