ISH YLLI I PEJËS

Prezentimi i Fred House si trajner i ri i Texas Legends
House nis karrierën e trajnerit
14 November, 2014 @9:33
Njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka ardhur ndonjëherë në Kosovë, Fred House, ka nisur karrierën e tij si trajner në SHBA.
House do të jetë njëri nga trajnerët që do të punojnë me zhvillim të lojtarëve në NBA D-League, për ish ekipin e tij Texas Legends.
Ai i është bashkuar ekipit si trajner pas 12 viteve karrierë si lojtar pas daljes nga Texas Legends. Në këtë ekip, bashkë me Housein do të punon edhe ish NBA lojtari, Nick Van Exel dhe DeSagana Diop.
House kishte ardhur stinorin e kaluar në Pejë dhe përkundër moshës, me përvojën dhe profesionalizmin e tij ka treguar se duhet punuar një basketbollist që synon më lartë.