SHKODËR
BOROZANI/Lis Dorambari
Vllaznisë, i iku fitorja
13 November, 2014 @21:30
Palestra Qazim Dervishi në Shkodër ka qenë dëshmitare e një loje të barabartë sonte ndërmjet Vllaznisë dhe Craiovës rumune.
Mirëpo, krejt në fund, rumunët dolën fitimtarë në Shkodër, duke ngadhënjyer karshi ekipit të Bledar Gjeçajt, 72-75.
Çereku i parë barazim (25-25), i dyti poashtu, për të shkuar në pushim (41-41).
Nisi çereku i tretë i lojës dhe shkodranët morrën një lloj epërsie që në fund i bëri ata të hynë në 10 minutëshin e fundit me rezultat 61-60.
E krejt në fund, rumunët kur ishin dy pikë në epërsi, Nikola Vucurovic, lojtari më me përvojë i tyre shënoi treshe. E Vllaznia arriti të shënojë edhe njëherë deri në fund për të përfunduar ndeshja me tre pikë epërsi për Craiovan.
Vllaznia ende nuk ka shënuar fitore në BIBL edhe pas tre xhirove, derisa Craiova sonte regjistroi fitoren e parë.
Basketbollistët më të dalluar të Vllaznisë ishin: Mirza Sarajlija me 26 pikë dhe Nemanja Gavrancic me double-double prej 20 pikëve e 10 kërcimeve, derisa te ekipi rumun, Nikola Vucurovic me 24 pikë e 6 kërcime dhe Travis Bureau me 12 pikë, 4 kërcime e 5 asistime kryen punë për fitoren e parë.
Rezultatet dhe tabela aktuale në BIBL