GRUPI C

euroleague.net
Goudelock me 34 pikë ndaj Bayernit
13 November, 2014 @23:15
Fenerbahçe ka arritur të mposht Bayern Munchenin si mysafir sonte, për të arritur fitoren e tretë në Grupin C të Euroleague dhe për të përmirësuar bilancin në 3-2.
Te ekipi nga Stambolli, i pakapshëm është treguar amerikani Andrew Goudelock, që ka shënuar 34 pikë në fitoren e Kanarinave 93-86 në Gjermani (Bayern-Fenerbahçe sipas çerekëve: 22-19, 22-31, 16-19 dhe 26-24).
Atij i ndihmuan edhe dyshja Nemanja Bjelica dhe Bogdan Bogdanovic, me 12 përkatësisht, 18 pikë të shënuara.
I riu me origjinë kosovare Kenan Spahi ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në këtë fitore të Fenerbahçes duke qëndruar mbi 10 minuta në lojë.
Te ekipi gjerman, përkundër se pesë lojtarë kanë shënuar pikë dyshifrore, fitorja nuk erdhi assesi. Nihad Djedovic dhe Vasilije Micic kanë qenë koshashënuesit më të mirë të Bayernit me nga 16 pikë të shënuara secili.
Bayern ka bilanc 1-4 pas 5 ndeshjeve të para në Grupin C dhe është i renditur në fund të tabelës.
#hatmakers: @rhsmooth03 monster block over @NihadDjedovic , presented by @NewEraEurope http://t.co/Q08Xmq1j75
— EuroleagueBasketball (@Euroleague) November 13, 2014
Rezultatet në Euroleague sonte:
Grupi A: | Unics Kazan - Nizhny Novgorod 73-79 | ||
Grupi B: | Unicaja - Maccabi Tel Aviv 66-70 | ||
Grupi C: | Bayern - Fenerbahçe 86-93 Armani Milano - PGE Turow 90-71 |
||
Grupi D: | Laboral Kutxa - Crvena Zvezda 66-86 Neptunas - Valencia 94-87 Olympiacos - Galatasaray 93-66 |
FAKT
1 | Andrew Goudelock ka thyer rekord të ri në Euroleague duke shënuar 10 tresha në 13 tentime gjatë ndeshjes së sontme ndaj Bayernit. |