GAME OF THE NIGHT

REUTERS
Memphisi fiton në milisekonda
14 November, 2014 @10:29
Grizzlies ishin 15 pikë në disavantazh para fillimit të çerekut të katërt dhe askush nuk e besonte më se ata do të jenë në gjendje të bëjnë rikthim të mahnitshëm ndaj Sacramento Kings.
Memphis i besoi veten dhe e arriti këtë me shutin gati të pabesueshëm në milisekondat e fundit të ndeshjes.
Memphis ishte në disavantazh prej dy pikëve 0.2 sekonda pa përfunduar ndeshja, derisa Vince Carter gjuan një pasim mbi kokë nga çoshja e palestrës në kosh, ku u shfaq Courtney Lee, që e kapi dhe e shënoi pikën e fitores së pabesueshme.
Seria e fitoreve si vendas, vazhdon
Referët dhe zyrtarët tjerë të ndeshjes kaluan disa minuta duke e rishikuar akcionin që zgjati krejt 0.2 sekonda për të vendosur fatin e ndeshjes.
Në fund, Memphis Grizzlies arriti të regjistrojë fitoren e tetë të stinorit krahas një humbjeje të vetme që e kanë deri më tani, derisa kanë vazhduar serinë e fitoreve prej 18 fitoreve me radhë në shtëpi.
E Sacramento (5-4), mbetet të mendojë mirë për lojën ku kundërshtari ia shkriu epërsinë 26 pikëshe që e kishte gjatë ndeshjes.
Mike Conley ka shënuar 22 pikë e 11 asistime në fitoren e madhe të Arushave, derisa u ndihmua edhe nga Marc Gasol me 20 pikë të tjera në ndeshje.
Sa i përket Sacramentos, i tërë mundi i tyre dhe loja e mirë gjatë tre çerekëve të parë - më së shumti i shkoi huq Demarcus Cousinsit me 22 dhe Rudy Gayit me 25, e Darren Collisonit me 20 pikë.
Video
Memphi Grizzlies - Sacramento Kings 111-110
Shikoni çastet më interesante nga ndeshja dhe rikthimin e pabesueshëm të Grizzlies ndaj Kings në milisekondën e fundit.