MEDIA

Prishtina, do të mund të bëhej kampione e Bosnës
14 November, 2014 @15:05
Në një intervistë për portalin sportiv boshnjak Sportsport, qendra e Sigal Prishtinës, Edin Bavcic, ka thënë se ekipi i tij aktual do të mund të bëhej edhe kampion i Bosnës dhe Hercegovinës me cilësinë që ka.
“Përveç Pejës, në Superligën e Kosovës nuk kemi konkurrent të fortë, derisa në Balkan League, të gjitha ekipet janë të cilësisë së barabartë,” ka thënë mes tjerash Bavcic, transmeton ky portal.
Ekipi i plotë i Sigal Prishtinës
Ai ka folur edhe për paragjykimet që kishte për Kosovën para se të vinte këtu, derisa tashmë ka lavdëruar si ekipin e Sigal Prishtinës për profesionalizëm ashtu edhe Kosovën si vend.
“Basketbolli në Kosovë është duke shkuar në drejtim të duhur,” ka vlerësuar qendra 209 centimetra e gjatë e Sigal Prishtinës në fund.
Sigal Prishtina nuk di për humbje në Superligë të Kosovës, derisa humbjen e parë të stinorit në të gjitha garat e ka pësuar këtë mesjavë kur u mposht nga Kozuvi i Gjevgjelisë në kuadër të Balkan League.
Shiko renditjen në Balkan League
Xhiron e radhës Sigal Prishtina luan ndaj Vëllaznimit të Gjakovës në kuadër të Superligës, derisa në BIBL do të pushojë në xhiron që vjen, kurse ndeshja e radhës e pret në Shkodër ndaj Vllaznisë.